Klubi i njohur refuzon ofertën për transferim të Maguire

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 15:59
Klubi i njohur refuzon ofertën për transferim të Maguire

Oferta e West Ham për të nënshkruar me Harry Maguire si huazim nga Manchester United është refuzuar.

“Djajtë e Kuq” këmbëngulin se ai nuk do të largohet nga Old Trafford, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E ardhmja e Maguire te United është mbuluar me dyshime me kapitenin që nuk është më zgjedhja e parë në qendër të mbrojtjes.

Erik ten Hag ka preferuar Raphael Varane dhe Lisandro Martinez përpara 29-vjeçarit, madje edhe mbrojtësi i majtë natyral Luke Shaw ka luajtur si qendër e improvizuar para anglezit kohët e fundit.

(Kosova Sot Online)