Për ta parë ndeshjen Ronaldo – Messi një biznesmen shpenzon 2.6 milionë

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 17:17
Për ta parë ndeshjen  Ronaldo – Messi një biznesmen shpenzon 2.6 milionë

Një i pasur saudit ka shpenzuar 2.6 milionë euro në një tiketë gjatë një ankandi për të parë ndeshjen bamirëse në mes të Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Një ndeshje interesante na pret në një miqësore ku do të luajë Paris Saint-Germain në Riyadhom të enjten, kundër Cristiano Ronaldos që do të luajë me yjet e ligës së Arabisë Saudite. Ndeshja do të shënojë debutimin e Ronaldos në tokën saudite prej që ai ju bashkua Al Nassr për një pagë astronomike. Për ta promovuar këtë miqësore, Turki al-Sheikh, një këshilltar në oborrin mbretëror dhe shef i Autoritetit gjeneral për argëtim në Arabinë Saudite, krijoi një biletë speciale që e hodhi në ankand e ku do të përfshinte mundësi të ndryshme si foto me futbollistët dhe akçes në zhveshtore të futbollistëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Në fund të ankandit, Al-Sheikh lajmëroi në Twitter që Mushref al-Ghamdi e ka fituar ankandin pasi që ka ofruar 10 milionë rijal apo 2.6 milionë dollarë.

“Urime, e keni merituar, Zoti ua ktheftë më të mira”, ka shkruar sheiku.

Paratë nga ankandi do të jepen donacion për fushatën kombëtare humanitare që njihet si Ehsan.

Paris Saint-Germain do të fitojë 10 milionë euro nga kjo miqësore, për të cilën ka pasur interes për bileta nga dy milionë njerëz, sipas asaj që shkroi L’Equipe. Kjo padyshim është një ngjarje e veçantë pasi që Ronaldo dhe Messi do të përballën për herë të parë që nga dhjetori 2020, kur 37 vjeçari bënte pjesë në skuadrën e Juventusit që mposhti Barcelonën me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve.


(Kosova Sot Online)