Messi vs Ronaldo sonte, a do të jetë ky takimi i fundit mes tyre?

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 09:56
Messi vs Ronaldo sonte, a do të jetë ky takimi i fundit mes tyre?

Në “King Fahd International Stadium” të Riyadh në Arabinë Saudite një ndeshje miqësore madhështore pritet të zhvillohet sonte, përcjell "Kosova Sot Online".

Ekipi francez, Paris Saint-Germain do të përballet me yjet e Al-Hilal dhe Al-Nassr, dy ekipet më të mira arabe.

Përveç tjerash, ky do të jetë edhe një takim mes Messit e Ronaldos, dy futbollistëve prej më të mirëve në botë, që gjatë tërë karrierës ishin rivalë të mëdhenj.

Kjo ndeshje nis nga ora 18:00 me kohën tonë lokale. 

(Kosova Sot Online )