Lexoni edhe:
Barcelona nënshkruan me talentin Lucas Roman dhe i vendos një klauzolë prej 400 milionësh
Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe pati mundësinë të largohej nga klubi verën e kaluar, raporton "Kosova Sot Online".
Sulmuesi francez ishte shumë i lidhur me një transferim të lirë në Real Madrid.
Megjithatë, parisienët ishin të gatshëm të shisnin Mbappe vetëm te gjigantët e Ligës Premier, Liverpool.
Përfundimisht Mbappe nënshkroi një kontratë të re me PSG-në për dy vite të tjera dhe fitime marramendëse.
Sipas The Athletic, Liverpooli është skuadra e vetme për të cilën ai mund të ishte larguar derisa ishte ende nën kontratë me PSG-në.
Mbappe ka deklaruar prej kohësh dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin një ditë.
(Kosova Sot Online )