Kosova U-17 e pëson edhe humbjen e dytë në eliminatoret e Kampionatit Evropian

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 15:54
Kosova U-17 e pëson edhe humbjen e dytë në eliminatoret e Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Kosovës U17, femrat, është mposhtur nga rivali i vështirë, Bullgaria, me rezultat 0-3 (19:25; 20:25; 14:25), në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe që po mbahet në Ankara të Turqisë, raporton "Kosova Sot Online".

Vashat e drejtuara nga trajneri Donald Suxho u munduan të zbatonin këshillat nga përgatitjet pas takimit të parë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën nga një kundërshtar që është favorit për ta fituar krejt turneun. Sidoqoftë, përkundër humbjes. Kosova pati një paraqitje dinjitoze.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këto kualifikuese, Kosova e zhvillon nesër, e premte, kundër Moldavisë me fillim nga ora 18:00, sipas kohës tonë lokale.

(Kosova Sot Online )