Bayern Munchen prezanton Yann Sommer, detajet e kontratës së portierit zviceran

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 16:53
Bayern Munchen prezanton Yann Sommer, detajet e kontratës së portierit zviceran

Bayern Munich  përfundimisht e ka zyrtarizuar  afrimin e portierit Yann Sommer, shkruan "Kosova Sot Online".

Pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer, Bayerni është detyruar të  nënshkruan me 34-vjeçarin Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach.Sommer ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2025, përcjell "Kosova Sot Online".

Në publikimin e këtij zyrtarizimi nga klubi, Oliver Kahn, CEO i Bayern tha për afrimin e portierit: “Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer.”

Ndërsa vetë portieri u shpreh: “Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë herë, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që tani jam pjesë e Bayernit. Kemi disa sfida të mëdha përpara.

Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”.

(Kosova Sot Online )