Ja formacionet e miqësores së luksit Al Nasr & Al Hilal all Stars vs PSG

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 18:05
Ja formacionet e miqësores së luksit Al Nasr & Al Hilal all Stars vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të miqësores së luksit në mes të Al Nasr & Al Hilal all Stars – PSG

Një ndër miqësoret e luksit në mes të yjeve të dy skuadrave kryesor Al Nasr & Al Hilal dhe Paris Saint -German

Yjet e Pro Lig të Arabisë, që ndahen mes dy skuadrave sot kanë startuar me futbollistë të njohur derisa kapiten është Cristiano Ronaldo.

David Ospina ka startuar në portë për skuadrën me yje nga ekipet arabe kurse në mbrojtje Mohammed Al-Breik, Alvaro Gonzalez, Ali Al-Boleahi dhe Konan.

Në mesfushë për Al Nasr & Al Hilal all Stars – PSG do të luajnë Musab Fahad Al Juwayr, Cuellar, Marega dhe Talisca kurse në sulm luajnë Oghalo dhe Cristiano Ronaldo.

Në anën tjetër për Paris Saint Germain nga minuta e parë ka startuar Keylor Navas në portë ku para tij si mbrojtës luajnë: Hakimi, Ramos, Marquinhos dhe Bernat. Mesfusha përbëhet nga Fabian, Sanches dhe Soler kurse në treshen sulmuese luajnë treshja e famshme Neymar, Messi dhe Mbappe.

Image

(Kosova Sot Online)