Lazio kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 20:42
Lazio kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi që ka mposhtur Bolognan me rezultat 1-0. Golin  e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Felipe Anderson (33’)

Lazio do të jetë në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi që ka mposhtur Bolognan me rezultat 1-0.

Rasti i parë erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes nga Mattia Zaccagni i Lazios por që goditja e tij ishte në mes të portës dhe Lukasz Skorupski bëri një pritje të mirë të topit.

Goli u shënua në minutën e 33-të. Pedro bëri një pasim të mirë te Felipe Anderson, i cili nuk e pati të vështirë që të shënonte gol dhe ta kalonte Lazion në epërsi.

(Kosova Sot Online)