Ndryshime të reja në ekipin e Ballkanit, njoftohet largimi i dy futbollistëve të radhes

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 09:39
Ndryshime të reja në ekipin e Ballkanit,  njoftohet  largimi i dy futbollistëve të radhes

Ballkani vazhdon të bëjë ndryshime të reja  në klub, para fillimit të stinorit pranveror të sezonit 2022/23, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi suharekas në vazhdën e ndryshimeve të afatit kalimtar, ka njoftuar edhe largimin e dy futbollistëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për dy futbollistët e huaj, Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso. “Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës”, thuhej ndër tjera në njoftimin e kampionit të Kosovës.

https://www.facebook.com/fcballkani/posts/613804734085742

(Kosova Sot Online )