Cristiano Ronaldo goditet me grusht nga ish-bashkëlojtari i tij portieri Keylor Navas në miqësoren ndaj PSG-së

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 08:58
Cristiano Ronaldo  goditet me grusht nga ish-bashkëlojtari i tij  portieri Keylor Navas në miqësoren  ndaj PSG-së

Në ndeshjen e parë me ekipin e ri, Cristiano Ronaldo nuk u mirëprit nga rivalët e tashëm, shokë të vjetër. Ai  u godit me grusht nga ish-bashkëlojtari i tij  portieri Keylor Navas në miqësoren  ndaj PSG-së, shkruan "Kosova Sot Online". 

Debutimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite të enjten mbrëma ishte i paharrueshëm për një sërë arsyesh.Jo vetëm që e gjeti rrjetën dy herë, por portugezi mori një ‘dhuratë’ të padëshiruar nga një nga ish-shokët e tij të skuadrës. Me afrimin e pjesës së parë të miqësores me PSG-në, superylli portugez u godit me grusht nga portieri Keylor Navas. E gjitha erdhi gjatë një dueli ajror i minutës së 32-të ku një kontakt mjaftoi për t’i dhënë një penallti vendësve dhe Ronaldo shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Kjo goditje e la Ronaldon me sy të mavijosur ndërsa Navas u ndëshkua me kartonë të verdhë. Ndryshe, ndeshja mes yjeve të Al Nassr dhe Al Hilal kundër PSG-së përfundoi me fitoren 5-4 të francezëve. Ronaldo shënoi dy gola, ndërsa te PGS nga një herë shënuan Messi dhe Mbappe. 

(Kosova Sot Online )