Brighton e ka refuzuar ofertën e Chelseat për Caicedon

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 10:26
Brighton e ka refuzuar  ofertën e Chelseat për Caicedon

Sipas informacioneve të fundit mësohet se Brighton e ka refuzuar ofertën e Chelseat për Moises Caicedo, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas “The Athletic”, oferta e “Bluve” ishte me vlerë prej 55 milionë funteve.

Megjithatë, Brighton ofertën e refuzoi për arsye se nuk e planifikon shitjen e mesfushorit në këtë afat kalimtar.

Ekuadoriani vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te “Pulëbardhat”. Tani mbetet të shihet nëse Chelsea do të dërgojë ofertë tjetër për 21-vjeçarin. Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme me Brightonin deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online )