Xavi pas largimit të Depay kërkon një sulmues

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 17:49
Xavi pas largimit të Depay kërkon një sulmues

Menaxheri i Barcelonës, Xavi ka lënë të kuptohet se skuadra e tij ka nevojë që të këtë një sulmues të ri, pas largimit të Depayt

Lajmi erdhi pasi që Memphis u largua për në Atleti dje, me klubin e Madridit që e mori sulmuesin për tre milionë euro. Kurse, pas fitores bindëse të Barcelonës prej 5-0 kundër Ceutas dje, Xavi ka spekuluar duke thënë që skuadra ka nevojë për më shumë fuqi në sulm.

“Nuk e di nëse do të vijë ndonjë transfer i ri në skuadër, por me largimin e Memphis Depay, mendoj që është e domosdoshme që do të nënshkruajmë me një sulmues”, tha Xavi. “Ne do të shohim për mundësitë që do na shfaqen dhe do të jemi mirë”.

Memphis nuk ishte një titullar i rregullat për Barcën muajt e fundit. Por, ai ishte i vlefshme për skuadër, i cili mund të luajë në disa pozita të sulmit. Holandezi ishte raportuar kishte planifikuar që të largohet në verë, por Atleti e mori atë nga Camp Nou. Nënshkrimi me një lojtar të ri për Barçën do të jetë i vështirë, megjithatë, për shkak të rregullave strikte financiare.

(Kosova Sot Online)