Sot luhet finalja e Superkupës kosovare, takohen Ballkani dhe Llapi

  • S.A /
  • 21 January 2023 - 10:00
Sot luhet finalja e Superkupës kosovare, takohen Ballkani dhe Llapi

Në përballjen e sotme, Ballkani dhe Llapi do të “luftojnë” për trofeun e parë për këtë vit në futbollin kosovar, shkruan "Kosova Sot Online ".

Këto dy skuadra do të takohen sot në finalen e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Titanic Belek Futbol Center” në Turqi, me fillim prej orës 13:00, sipas kohës tonë lokale. Ballkani është kampion në fuqi, ndërsa Llapi fitues i Kupës së Kosovës.

Të dyja skuadrat që disa ditë janë zhvendosur në Antalia për t’u përgatitur për këtë ndeshje, si dhe për të kryer fazën përgatitore para fillimit të pjesë së dytë të sezonit.

(Kosova Sot Online )