Dueli Llapi – Ballkani, mbyllet baras pjesa e parë në finalen e Superkupës kosovare

  • S.A /
  • 21 January 2023 - 14:51
Dueli Llapi – Ballkani,  mbyllet baras pjesa e parë në finalen e Superkupës kosovare

Ka përfunduar me rezultat të bardhë, pa gola,  pjesa e parë në ndeshjen finale në Superkupën e Kosovës, mes Llapit dhe Ballkanit, shkruan "Kosova Sot Online".

Përveçse nuk kishte gola, në 45 minutat e parë nuk u regjistrua as ndonjë rast i mirë shënimi nga ndonjëra skuadër. Megjithatë, në pjesën e parë u pa një karton i kuq. Në minutën e 28-të nga ndeshja u përjashtua Bekim Maliqi. Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi.

(Kosova Sot Online )