Kosova garon me tre skitarë në EYOF dimëror 2023

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 09:25
Kosova garon me tre skitarë në EYOF dimëror 2023

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) 2023, i cili po mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

Ceremonia hapëse e EYOF 2023 u mbajt në Trieste, ku morën pjesë mijëra sportistë të rinj nga 47 shtete të Evropës. Flamurin tonë në parakalim e mbajtën skitarët Lirika Deva dhe Klos Vokshi.

Krahas tyre, ekipi ynë përbëhet edhe nga skitarja tjetër Engji Sefaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe drejtues të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi.

(Kosova Sot Online)