Arsenal – Man United për derbin në Premierligë

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 16:50
Arsenal – Man United për derbin në Premierligë

Arsenali dhe Manchester Unitedi do të ndeshen sot në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.

Të dyja ekipet e mëdha angleze janë në garë për titull, gjë që ka ndodhur rrallë viteve të fundit

Arsenali aktualisht është lider në tabelë me 47 pikë, kurse Man Utd renditet i katërti me 39 pikë.

Derbi mes “Topçinjve” dhe “Djajve të Kuq” do të luhet nga ora 17:30, në stadiumin “Emirates”.

(Kosova Sot Online)