Chelsea ka gati ofertën e re për futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 17:37
Chelsea ka gati ofertën e re për futbollistin e njohur

Chelsea raportohet se nuk ka hequr dorë ende nga transferimi i Moises Caicedos.

Sipas “Mirror”, klubi londinez është gati të bëjë një ofertë të përmirësuar për mesfushorin e Brightonit.

Oferta e re e Chelseat thuhet se do të jetë 65 milionë funte.

Brightoni kishte refuzuar ditë më parë një ofertë prej 55 milionë funtesh të “Bluve” për arsye se nuk e planifikon shitjen e Caicedos në këtë afat kalimtar.

Ekuadoriani vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te “Pulëbardhat”.

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sa i përket të ardhmes së 21-vjeçarit.

Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme me Brightonin deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)