Zaniolo po përballet me telashe të mëdha te Roma

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 08:49
Zaniolo po përballet me telashe të mëdha te  Roma

Drejtori i Romës, Tiago Pinto, ka sulmuar Nicolo Zaniolo rreth veprimeve të tij të fundit për të zgjidhur të ardhmen. Sulmuesi po shtyn të largohet nga Roma mes interesimit nga Tottenham dhe Brighton, p╙rcjell "Kosova Sot Online ".

 

“Të gjithë ne në futboll e dimë se ka dy sezone të ndryshme, njëra ku tregu i transferimeve është i mbyllur dhe ne të gjithë mund të pushojmë pak më shumë, tjetri kur afati i transferimeve është i hapur dhe dikush përpiqet të vendosë interesat individuale përballë atyre të kolektivit”, ka deklaruar ai.

“Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sot të gjithë ata që janë këtu kanë dëshirën dhe motivimin për të luftuar për Romën dhe për të sjellë tri pikët në shtëpi”.

“Mund të kem bërë shumë gabime, por nga dita ime e parë në Romë deri në të fundit, nevojat dhe interesat kolektive të romakëve do të jenë gjithmonë të parat”, ka vazhduar Pinto. 

(Kosova Sot Online )