Agron Paqarada firmos me klubin e Bundesligës

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 12:43
Agron Paqarada firmos me klubin e Bundesligës

Leart Paqarada e ka bërë një hap të madh në karrierë. Mbrojtësi i krahut në do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë pasi arriti marrëveshje me FC Kolnin, "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi i majtë, që vjen nga liga e dytë gjermane, ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri më 30 qershor të vitit 2026. Kolni e ka zyrtarizuar transferimin e 28 vjeçarit, i cili deri tash ka luajtur në divizionin e dytë të futbollit gjerman, ndërsa kishte ushtruar me Werder Bremenin dhe Bayer Leverkusenin.

Më saktësisht, Paqarada do t’i bashkohet Kolnit nga sezoni i ardhshëm si lojtar i lirë pasi në fund të këtij edicioni do t’i skadojë kontrata me ekipin aktual. “Learti e ka shfaqur një nivel të lartë të vazhdueshëm të paraqitjeve në Bundesliga 2 në vitet e fundit dhe ka kualitete të larta, posaçërisht kur luan me topin”, deklaroi drejtori menaxherial i Kolnit, Christian Keller. “Nëse zhvillohet edhe në lojën e tij kur e ka topin kundër tij, Learti do ta kompletojë një paketë me të cilën mund t’i bëjë shumë mirë ekipit tonë”, vazhdoi ai. I lumtur me hapin e radhës në karrierë u shfaq edhe përfaqësuesi kosovar, i cili është lindur në Aachen të Gjermanisë. “Jam jashtëzakonisht krenar që të jem në gjendje ta vesh fanellën e Kolnit nga sezoni i ardhshëm. I tërë qyteti jeton dhe e do këtë klub me emocione të plota. Të kthehem në qytetin ku jam rritur dhe të cilin e kam konsideruar gjithmonë si shtëpinë time, është për mua një ndjenjë e papërshkrueshme”, ka thënë Paqarada, i cili është injoruar kohëve të fundit nga Kombëtarja e Kosovës, përkundër formës së lartë të cilën e ka shfaqur në futbollin gjerman. 

(Kosova Sot Online )