Santos do të jetë trajneri i ri i Polonisë

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 19:00
Santos do të jetë trajneri i ri i Polonisë

Fernando Santos do të jetë trajneri i ri i Kombëtare së Polonisë.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë mes palëve një marrëveshje është arritur plotësisht.

Kontrata thuhet se do të nënshkruhet zyrtarisht në 24 orët e ardhshme.

Santos me Federatën e Polonisë është pajtuar për një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Njoftimi zyrtar pritet që të bëhet gjatë ditës së nesërme (të martën).


(Kosova Sot Online)