Dalin detajet e pa njohura deri tani, si i dha Ronaldo fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

  • S.A /
  • 24 January 2023 - 15:33
Dalin detajet e pa njohura deri tani,  si i dha Ronaldo  fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

Cristiano Ronaldo thuhet se i kërkoi agjentit Jorge Mendes t’i siguronte atij një lëvizje te Bayern Munich ose Chelsea verën e kaluar – përpara se marrëveshjet e mundshme të soponin pasi të dy klubet u alarmuan se ylli kishte humbur fillimin e stërvitjeve parasezonale, përcjell "Kosova Sot Online ".

Portugez u nda nga Mendes vitin e kaluar, për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre të gjatë, kur ai realizoi  intervistën e tij të diskutueshme me Piers Morgan.Intervista çoi në largimin e 37-vjeçarit nga Manchester United dhe një transferim fitimprurës me 200 milionë euro në vit te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr, me kalimin që u realizua nga miku i tij i ngushtë Ricky Regufe. Një raportim i gazetës spanjolle “El Mundo” zbulon se Ronaldo i kishte dhënë Mendesit një ultimatum verën e kaluar pasi ylli kërkonte me dëshpërim një largim nga United pas dështimit të klubit për të siguruar futbollin e Ligës së Kampionëve. “Bayern, Chelsea ose ne do të ndahemi”, thuhet se ka thënë Ronaldo, me urdhrin që ka ardhur “pasi Jorge Mendes i shprehu Cristianos mosmarrëveshjen e tij me shumë nga vendimet e tij në vitet e fundit, ku i pari ishte largimi nga Real Madrid”.

Mendes e kishte ofruar Ronaldon në disa klube gjatë afatit të transferimeve në verën e vitit 2022, me Bayern dhe Chelsea, klubet që kishin interesim më të madh për shkak të marketingut që mund t’u sillte. Të dy klubet thuhet se u tërhoqën nga një marrëveshje për Ronaldon pasi ai humbi stërvitjen parasezonale me United, duke pasur tashmë shqetësime për rënien e tij.

Pretendohet se zyrtarë nga klubet e thirrën Mendesin drejtpërdrejt për të informuar agjentin se nuk ishin më të gatshëm të realizonin një marrëveshje. Ronaldo kishte shpjeguar gjatë intervistës së tij me Morgan se kthimi i tij i vonuar në stërvitjet parasezonale ishte për shkak të sëmundjes së vajzës së tij.

(Kosova Sot Online )