Xavi zbulon planet, synohet fitore në tri fronte

  • S.A /
  • 24 January 2023 - 15:55
Xavi zbulon planet, synohet fitore në tri fronte

Xavi Hernandez i ka objektivat e qartë sa i përket këtij sezoni.Trajneri i Barcelonës po punon që “Blaugrana” ta mbyllin në mënyrë të suksesshme këtë edicion përkundër eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Legjenda e katalunasve ka folur para ndeshjes së Copa del Rey ndaj Real Sociedadid, ku pret të jenë të pranishëm në stadium 80 mijë njerëz, njëjtë si në ndeshjen me Getafen, përcjell "Kosova Sot Online ".

Xavi nuk e ka fshehur faktin se Barça këtë sezon synon t’i fitojë krejt trofetë në garat ku është duke marrë pjesë.

“Jemi në një moment të shkëlqyeshëm dhe Superkupa në ka dhënë besim. Duam të kërkojmë dhe të pretendojmë më shumë nga vetja e jonë, nuk duhet të kënaqemi me një trofe. Duam të luftojmë në kampionat, në Kupë dhe në Ligën e Evropës”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp.

Ai është i lumtur që do ta ketë në dispozicion Robert Lewandowskin, ndërsa insiston se nuk ka menduar asnjëherë ta lë të largohet Franck Kessie nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit.

Xavi nuk e përjashton mundësinë e ndonjë përforcimi gjatë janarit, por insiston se për momentin nuk ka asgjë konkrete.

(Kosova Sot Online )