Al-Nassr me ofertë zyrtare për Luka Modric

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 17:10
Al-Nassr me ofertë zyrtare për Luka Modric

Pas Cristiano Ronaldos, Al-Nassr po synon që të transferojë edhe yje tjerë të futbollit.

Njëri nga emrat e përmendur së fundmi është edhe ish-bashkëlojtari i portugezit te Real Madridi, Luka Modric, transmeton  "Kosova Sot Online".

Duke u bazuar në burimet e veta, “Okaz Sports” ka raportuar se Al-Nassr i ka bërë një ofertë zyrtare mesfushorit kroat.

Sipas mediumit arab, bëhet fjalë për një kontratë për 2 vite e gjysmë, me vlerë prej më shumë se 40 milionë eurosh.

Klubi nga Arabia Saudite thuhet se e synon transferimin e Modricit gjatë këtij afati dimëror. Por, në rast se një marrëveshje nuk arrihet, klubi do të synojë në verë.

Pas përfundimit të sezonit, ish-mesfushori i Tottenhamit mund të largohet si futbollist i lirë nga “Santiago Bernabeu”.


(Kosova Sot Online)