Portieri tronditet nga goditja e topit, vrapon kontra për ta marrë topin tjetër a dhe pëson golin

  • S.A /
  • 25 January 2023 - 10:27
Portieri tronditet  nga goditja e topit, vrapon kontra  për ta marrë topin tjetër a dhe pëson golin

Ngjarjet e pazakonta dhe komike në futboll s’kanë të ndalur.Një e tillë është parë edhe në një turne të futbollit të vogël, shkruan “KOsova Sot Online ".

Në fakt, portierin me të bardha e trullos një lojtar kundërshtar, i cili e qëllon me top në fytyrë nga afërsia.

E duke menduar se topi ka dalë jashtë, portieri i pafat shkon për ta marrë një top tjetër që gjendej jashtë vijës fundore. Ndërkohë, një lojtar kundërshtar e shfrytëzon situatën dhe pasi e sheh portën e zbrazët, shënon pa problem. Në këtë rast, portieri habitet me atë që e sheh.

https://gorilla.cdnja.co/v/w3/w3ega.mp4?token=Sj5YbwH9R3AwMFDhvWaa7g&expires=1674638927

(Kosova Sot Online )