LeBron James flirton gjatë lojës me modelen e shumëkërkuar në rrjetet sociale

  • S.A /
  • 25 January 2023 - 11:51
LeBron James flirton gjatë lojës me modelen e shumëkërkuar në rrjetet sociale

Mbiemri i saj është i njëjtë me atë të ish-basketbollistit të madh, Shaquille O’Neal, por arsyeja që e lidh Sophie O’Neill me basketbollin dhe NBA është një tjetër, transmeton "Kosova Sot Online "

Në fakt, flirtimi i inskenuar me LeBron James, një nga më të mëdhenjtë e historisë së basketbollit amerikan, e bëri atë një “yll” absolut të rrjeteve sociale orët e fundit, transmeton tch.

Në fakt, videoja në të cilën modelja tërheqëse britanike (më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram) shihet duke hedhur shikime intensive dhe djallëzore ndaj “yllit” të Los Angeles Lakers gjatë ndeshjes kundër Houston Rockets, shpejt u bë virale në rrjet.

Veprimet e saj nuk e lanë indiferent “Mbretin” James, që në fund arriti t’i buzëqeshte.

(Kosova Sot Online )