Messi po i kalon pushimet në Alpe

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 15:02
Messi po i kalon pushimet në Alpe

Ylli argjentinas ishte rikthyer së fundmi nga pushimet e fundvitit pas triumfit në Kupën e Botës.

Ai u përfshi në miqësoren e Paris Saint-Germainit ndaj yjeve të ekipeve Al-Nassr e Al-Hilal, ku luajti edhe Cristiano Ronaldo

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në fitoren 5:4, ndërsa mungoi më pas në fitoren e PSG-së me rezultat 7:0 ndaj Pays de Cassel, ku Kylian Mbappe i shënoi pesë gola.

Për të mos e lënë kohën t’i shkojë dëm, 35 vjeçari e mori familjen, përfshirë këtu gruan e tij Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tij dhe shkuan në Alpe, ku po e shijojnë skijimin dhe pishinën me avull.

Image

(Kosova Sot Online)