Trepça: Të hyrat nga shitja e biletave shkojnë për riparimin e shtëpive të dëmtuara

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 18:49
Trepça: Të hyrat nga shitja e biletave shkojnë për riparimin e shtëpive të dëmtuara

KB Trepça ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Yllit do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara.

Kjo u njoftua nga klubi mitrovicas në faqen e tyre në Facebook

“SFIDAT JANË PËR TU TEJKALUAR SË BASHKU! Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen KB TREPCA vs KB GOLDEN EAGLE YLLI do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara”, thuhej në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se Kosova u godit nga vërshimet ditëve të fundit, teksa komuna që u godit më së shumti ishte ajo e Skënderajt. 

(Kosova Sot Online)