Vazhdon kriza e Juventusit, Chiesa mund të transferohet në Angli

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 10:58
Vazhdon kriza e Juventusit, Chiesa mund të transferohet në Angli

Juventusi po kalon nëpër një moment jo të mirë, pasi ka marrë dënim prej minus 15 pikëve nga Federata Italiane e Futbollit.  Duke marrë parasysh dënimin, Zonja e Vjetër vështirë se do të arrijë në garat evropiane për edicionin e ardhshme, përcjell "Kosova Sot Online ".

Por edhe nëse arrin një vend që i dërgon në Evropë, gjiganti italian mund të përjashtohet edhe nga UEFA që ka hapur hetime ndaj tyre. Disa nga yjet më të mëdha të Juventusit mund të largohen nga Allianz Stadium në fund të këtij sezoni. Federico Chiesa është padyshim lojtari me vlerën më të madhe te Juventus dhe interesimi për të nga skuadrat e mëdha angleze nuk mungon.

Manchester United së fundmi është futur në garë për anësorin italian dhe po planifikon transferimin e tij në verë.  Arsenali do të rivalizojë Liverpoolin për yllin e Serie A, ai do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer

Sipas asaj që ka lajmëruar The Sun, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë në verë 100 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian. Gjithsesi interesim për 25-vjeçarin kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze Liverpool dhe Arsenal.

(Kosova Sot Online )