FIFA gjobit Uruguain dhe pezullon katër futbollistë, u përplasën me arbitrin në Kupën e Botës në Katar

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 11:50
FIFA gjobit Uruguain dhe pezullon katër futbollistë, u përplasën me arbitrin në Kupën e Botës në Katar

Portieri uruguaian Fernando Muslera dhe mbrojtësi Jose Maria Gimenez janë pezulluar me katër ndeshje për përplasjen me arbitrin pas ndeshjes kundër Ganës në Kupën e Botës në Katar, ndërsa Edinson Cavani dhe Diego Godin u pezulluan me nga një ndeshje, përcjell "Kosova Sot Online ".

 Përplasja u zhvillua në ndeshjen e fazës së grupeve të raundit të tretë kundër Ganës, të cilën Uruguai e fitoi 2-0, por kishte nevojë për një fitore 3-0 për të kaluar.

661938

Në pushimin mes pjesëve, uruguaianët protestuan për penalltinë e pa akorduar për skuadrën e tyre dhe gjithçka vazhdoi pas ndeshjes, duke qenë se nuk mund të pajtoheshin me eliminimin nga kompeticioni i më të mirëve. Federata Uruguaiane e Futbollit u gjobit me 50,000 franga, duke përmendur përgjegjësinë e tyre për sjelljen diskriminuese të tifozëve, si dhe sjelljen ofenduese të lojtarëve dhe shkeljen e rregullave të lojës së ndershme. Futbollistët e  pezulluar, njoftoi FIFA, duhet të bëjnë shërbime komunitare në një projekt futbolli dhe të paguajnë një gjobë prej 20,000 frangash zvicerane. 

(Kosova Sot Online )