Klopp: Nuk jam bërë një trajner i keq brenda ditës

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 17:06
Klopp: Nuk jam bërë një trajner i keq brenda ditës

Liverpool-i kërkon të dalë nga momenti i komplikuar që e shikon shumë larg kreut të renditjes së Premier League dhe nga pozicionet që vlejnë kualifikimin në kompeticionet europiane.

Janë shumë pak 29 pikët në renditje dhe vendi i nëntë pas 19 javësh kampionat të luajtura. Në lidhje me momentin e skuadrës dhe jo vetëm ka folur Jurgen Klopp, i cili ka analizuar edhe kritikat që i janë bërë.

“Nuk jam bërë një trajner i keq brenda ditës. Nuk kam qenë kurrë aq i aftë sa thonë disa, dhe nuk kam qenë aq i paaftë sa mendojnë të tjerë. E dija se do të kishte qenë i vështirë ky sezon, nuk ka dyshime. Sezoni i kaluar ka qenë i tendosur dhe më i gjatë nga sa prisnim.

“E gjithë kjo është e kuptueshme, por me më pak dëmtime mendoj se të paktën pesë pikë të tjera mund të ishin arritur. Ishte një sezon normal. Por dëmtimet e lojtarëve kryesorë e bënë të gjithë ‘një sezon të keq’ që nuk mund të injorohet”, tha Klopp.

“Përveç kësaj, nëse nuk ke kohë për t’u stërvitur dhe ke vetëm tri ditë midis ndeshjeve, nuk mund të rregullosh asgjë në lojën tënde. Kujt i intereson që ishim afër kampionatit vitin e kaluar? Nuk ka rëndësi. Dhe nuk mendoj për asnjë sekondë për fitoren tonë në Champions në të kaluarën.

“A duam të fitojmë përsëri? Natyrisht. A mund ta mposhtim Real Madrid-in (në raundin e 1/8-ave të Champions-it)? Ndoshta jo. Por ne jemi mirë në këtë kompeticion dhe kur të fillojnë ndeshjet do të jemi 100% gati”.

(Kosova Sot Online)