Triumfon Danimarka, titulli i kampionit të botës në hendboll për herë të tretë radhazi

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 09:31
Triumfon Danimarka, titulli i kampionit të botës në hendboll për herë të tretë radhazi

Danimarka po vazhdon të dëshmohet se  është  superfuqi reale e hendbollit, pasi që të dielën në Stokholm,  e siguroi titullin e tretë rresht të botës, si askush më parë, përcjell "Kosova Sot Online".

Danimarka në finalen e  mposhti Francën me rezultat të thellë 34:29.

Danezët kanë dominuar prej fillimit, kurse në pjesën e parë krijuan epërsi deri në pesë gola. Këtë epërsi e arritën edhe në fund. Rasmus Lauge udhëhoqi Danimarkën me 10 gola. Nedim Remili ishte më efikasi te Franca me gjashtë gola. Ndeshja u luajt para 23 mijë shikuesve në “Tele2 Arena”. Medaljen e bronztë e fitoi Spanja.

(Kosova Sot Online )