Ancelotti ndjehet keq pas barazimit të djeshëm të Real Madrid ndaj Real Sociedad.

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 11:33
Ancelotti ndjehet keq pas barazimit të djeshëm të Real Madrid ndaj Real Sociedad.

Carlo Ancelotti e ka analizuar barazimin e djeshëm të Real Madrid ndaj Real Sociedad.

Duke folur për mediet pas këtij takimit të djeshëm me Real Sociedadin, i cili e nxori një pikë përballë Real Madridin në një ndeshje që përfundoi pa gola, trajneri i “Los Blancos” theksoi se rezultati i këtij takimi është një “turp”.

Ancelotti tha se shkëputja e Barcelonës prej pesë pikëve nga ekipi i tij është mjaft dëshpërues.

“Është turp. Ne merituam të fitonim, bëmë një ndeshje të plotë. Skuadra po përmirësohet, edhe fizikisht. Ishim afër golave, por në fund morëm një barazim. Me pesë pikë shkëputje nga vendi i parë jemi të dëshpëruar.”-deklaroi Ancelotti.

(Kosova Sot Online )