Kush e ndryshoi karrierën lojtarit më të mirë në botë?

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 14:25
Kush e ndryshoi karrierën lojtarit më të mirë në botë?

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka zbuluar se Lionel Messi e falënderoi atë për një këshillë që ia ndryshoi karrierën në “Camp Nou”.

Dyshja luajtën së bashku në gjigantët e La Ligas për gjashtë vjet midis debutimit të argjentinasit në 2003 dhe largimit të kamerunasit në 2009 për Interin.

Dhe ndërsa shumë veta e këshilluan Messin, Eto’o ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës ndihej borxhli ndaj këshillave të tij vendimtare.

41-vjeçari tha për DAZN: “Messi më rrëfeu se, falë këshillave të mia, të cilat nuk do ta zbuloj, karriera e tij kishte ndryshuar”.

Një ditë ai tha: ‘Falë Samuelit, karriera ime ndryshoi’. Ai duhej të rregullonte dy ose tre gjëra, por gjithmonë ka pasur talent”.

“Jam krenar dhe i lumtur të shoh se ai ka shkruar histori që ende nuk ka përfunduar dhe do të jetë shumë e vështirë të mposhtet për atë që ka bërë”, vazhdoi ai.

Eto’o pranoi se të gjithë yjet e ekipit të parë të Frank Rijkaard e dinin se Messi do të ishte i veçantë.

(Kosova Sot Online)