Edhe me peticioni i kërkohet UEFA-s ta ndëshkojë Chelsean

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 15:27
Edhe  me  peticioni  i kërkohet  UEFA-s ta ndëshkojë Chelsean

Një tifoz ka ngritur një peticion për UEFA-n për të hetuar shpenzimet e Chelseat nëse ata arrijnë të transferojnë Enzo Fernandez në orët e ardhshme. Klubi londinez po zhvillon me Benfican për nënshkrimin e mesfushorit argjentinas në një marrëveshje rekorde për ta, në shumën e 120 milionë, përcjell "Kosova Sot Online".

Todd Boehly, Behdad Eghbali dhe bordi thuhet se janë të gjithë të përfshirë, me Blutë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar– megjithëse një vendim përfundimtar i takon presidentit të Benficas, Rui Costa.

Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë të Chelseat kanë shpenzuar shuma të majme që kur morën klubin nën pronësi në verën e kaluar, duke shpenzuar mbi 500 milionë euro.

Verën e kaluar, ata shpenzuan mbi 300 milionë euro në transferime si Kalidou Koulibaly, Raheem Sterling, Wesley Fofana dhe Marc Cucurella.

Blutë kanë shpenzuar deri më tani në këtë afat mbi 200 milionë euro, derisa vetëm Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk u kushtoi 100 milionë. Chelsea po e mendon shkarkimin e Potter - ka gjetur zëvendësimin befasues.

Me përfundimin e afatit kalimtar të janarit të martën, Chelsea do të ketë një skuadër voluminoze, pasi ende nuk ka largua askënd. Por, nëse e bëjnë këtë, një tifoz mendon se UEFA duhet të hetojë shpenzimet që kanë bërë.

Përdoruesi i Change.org, Mohamed Abdu ka krijuar një peticion dhe shpreson që ai të mbështete nga tifozët e tjerë, në mënyrë që UEFA t’i hetojë Blutë, gjithmonë sipas këtij përdoruesi.

Aty thuhet: “Chelsea po vazhdon të shpenzojë fonde të pakufizuara në transferime pa ndëshkim. Chelsea ka shpenzime që ka tronditur futbollin botëror gjatë 6 muajve të fundit dhe klubi mendon se mund të shpenzojë çfarëdo që të ketë. Ka rregulla dhe rregullore që duhet t’u përmbahen”.

“Rregullat e FFP. Ne si komunitet futbolli jemi të bashkuar kundër kësaj dhe duam që UEFA ta sanksionojë Chelsean tani”. Në momentin e shkrimit, peticioni ka 119 nënshkrime. 

Image

(Kosova Sot Online )