Silva dëshiron ta vazhdojë kontratën me Chelsean

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 15:55
Silva dëshiron ta vazhdojë kontratën me Chelsean

Thiago Silva nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, edhe pse në fund të sezonit do t’i skadojë kontrata aktuale. Mbrojtësi brazilian dëshiron ta vazhdojë kontratën me “Blues”, ku po shkëlqen që prej transferimit nga Paris Saint-Germaini

Thiago Silva nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.

Veterani i mbrojtjes po shfaq formë solide në “Stamford Bridge” dhe është mjaft i lumtur në Londër.

Prandaj, përfaqësuesi brazilian synon ta vazhdojë kontratën, e cila do t’i skadojë në verën që vjen

“Chelsea ka vendosur së fundmi që t’ia ofrojë Silvas një kontratë të re. Lojtari dëshiron t’i dëgjojë kushtet dhe është i gatshëm ta pranojë ofertën”, theksoi gazetari i Givemesport, Simon Phillips.

Pas eksperiencave të shkëlqyeshme me Milanin dhe me Paris Saint-Germainin, Thiago Silva po shkëlqen edhe me Chelsean.

38 vjeçari ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë në 15 vjetët e fundit

(Kosova Sot Online)