Chelsea bën ofertë zyrtare për futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 17:38
Chelsea bën ofertë zyrtare për futbollistin e njohur

Chelsea raportohet se e ka dërguar tashmë ofertën zyrtare te Benfica për transferimin e Enzo Fernandezit.

Sipas gazetarit të njohur nga “The Athletic”, David Ornstein, oferta e dërguar është me vlerë prej 120 milionë eurosh.

Në fakt, ky çmim edhe është i vendosur në klauzolën e lirimit të Fernandezit në kontratën e tij aktuale që ka me Benfican.

Chelsea thuhet se po këmbëngul për të përfunduar marrëveshjen brenda këtij afati kalimtar dimëror, por ende nuk ka ndonjë rezultat.

22-vjeçari është objektivi kryesor i “Bluve” që nga fillimi i këtij muaji, teksa bisedimet mes palëve nuk u ndalën asnjëherë.

Me transferimin e tij brenda këtyre ditëve të fundit të janarit, Chelsea synon që të shmang konkurrencën e mundshme për transferimin e argjentinasit në afatin kalimtar të verës.

Ndryshe, Enzo Fernandez me Benfican ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online)