Rrëzohet nga ura me lartësi 32 metra autobus që transportonte një ekip futbolli, katër lojtarë të vdekur dhe 29 të lënduar

  • S.A /
  • 31 January 2023 - 09:11
Rrëzohet nga ura me lartësi 32 metra  autobus që transportonte një ekip futbolli, katër lojtarë të vdekur dhe 29 të lënduar

Raportohet se katër persona kanë vdekur, përfshirë tre adoleshentë,  derisa u aksidentua  një autobus që transportonte një ekip futbolli, i cili u rrëzua nga një urë 32 metra në Brazil, përcjell "Kosova Sot Online".

29 persona të tjerë u lënduan në aksidentin horror në Alem Paraiba në Brazil, kur shoferi që transportonte ekipin Esporte Clube Vila Maria Helena humbi kontrollin e mjetit.

Viktimat që ende nuk janë identifikuar janë tre adoleshentë të moshës 14-17 vjeç dhe një i rritur, raporton G1.

Ekipi i futbollit ishte duke u kthyer në Duque de Caxias pas një ndeshje për turneun e Kupës Kombëtare Ubaporanga.

Autobusi ra në përrua kur shoferi humbi kontrollin ndërsa ishte në BR-116. Njëzet e katër nga të lënduarit u dërguan në spitalin e Sao Salvador, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në Casa de Caridade Leopoldinense, në Leopoldina.

Skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshje futbolli kundër Simonesia të dielën. Ishte i pari në kategorinë nën 18 vjeç dhe nënkampion në kategorinë nën 16 vjeç.

Sipas policisë, ka nisur hetimi për aksidentin, pasi dyshohet se vozitësi nuk i është përshtatur shpejtësisë. 

(Kosova Sot Online )