Arsenalit dhe Chelseat pajtohen për Jorginhon

  • S.A /
  • 31 January 2023 - 11:13
Arsenalit dhe Chelseat pajtohen për Jorginhon

Klubi i Arsenali raportohet se e ka kompletuar transferimin e Jorginhos nga Chelsea, përcjell "Kosova Sot Online ".

Mesfushori italian është pajtuar t’i bashkohet rivalit të Blue në një kontratë një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit, raporton Fabrizio Romano.

Chelsea do të përfitojë 20 milionë euro nga shitja e Jorginhos, që kishte vetëm edhe gjashtë muaj kontratë në “Staford Bridge”.

Testet mjekësore tashmë janë aranzhuar për italianin dhe pritet që në orët e pasdites të bëhet zyrtare.

Në anën tjetër, Chelsea ende po punon në transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica për shifrën rekorde 120 milionë euro.

(Kosova Sot Online )