Milani: Bisedimet me Leaon nuk janë ndërprerë

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 17:01
Milani: Bisedimet me Leaon nuk janë ndërprerë

AC Milan ka reaguar pas lajmeve që bisedimet me Rafael Leaon rreth rinovimit të kontratës kanë ngecur.

“La Gazzetta dello Sport” ishte që e publikoi një lajm të tillë, përfshirë edhe disa mediume tjera italiane

Megjithatë, klubi i Milanit, përmes një reagimi zyrtar, ka hedhur poshtë këto raportime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pa bazë.

Mes tjerash, kampioni në fuqi italian bëri të ditur se bisedimet janë duke vazhduar me 23-vjeçarin në mënyrë profesionale dhe se nuk janë ndërprerë asnjëherë.

(Kosova Sot Online)