Arsenali heq dorë nga futbollisti i njohur

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 18:00
Arsenali heq dorë nga futbollisti i njohur

Arsenali raportohet se ka hequr dorë nga transferimi i Moises Caicedo, së paku për këtë afat kalimtar dimëror.

Fabrizio Romano ka raportuar se kjo çështje është tashmë plotësisht se mbyllur dhe se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme.

Caicedo e dëshironte largimin, por Brightoni nuk e ndryshoi qëndrimin që kishte për ta mbajtur mesfushorin në skuadër.

“Pulëbardhat” refuzuan dy oferta të Arsenalit për 21-vjeçari, njëra ishte prej 60 milionë funtesh, kurse tjetra 70 milionë funte.

(Kosova Sot Online)