Hector Bellerin nënshkruan kontratë me Sportingun e Lisbones

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 08:39
Hector Bellerin nënshkruan kontratë me Sportingun e Lisbones

Hector Bellerin ka kompletuar kalimin te klubi portugez  Sporting Lisbona, shkruan "Kosova Sot Online".

Klubi portugez ka njoftuar këtë të martë për huazimin e mbrojtësit spanjoll. Bellerin do të luajë deri në fund të sezonit si i huazuar nga Barcelona.

Në marrëveshje nuk është përfshirë ndonjë tjetër opsion.

Megjithatë, 27-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën.

Kësisoj, mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit se ku do të transferohet Hector Bellerin në mënyrë të përhershme.

(Kosova Sot Online )