Pas mbylljes së afati kalimtar, Chelsea e fiton titullin e "mbretit" të janarit

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 12:51
Pas mbylljes  së afati kalimtar, Chelsea e fiton titullin e

Mbrëmë është mbyllur afati kalimtar dimëror në ligat kryesore evropiane. Chelsea ishte “mbret” i janarit pasi ishte klubi më i përforcuar në Evropë. E gjigantët spanjollë, Reali dhe Barça ishin të heshtur në muajin që shkoi, përcjell "Kosova Sot Online".

Pa diskutim, ky afat kalimtar u dominua nga “Chelsea”, që ishte “mbret” i transfereve.

“Blues” goditën në ditën e fundit duke e transferuar mesfushorin Enzo Fernandez nga Benfica për mbi 120 milionë. Paraprakisht, londinezët i kishin transferuar edhe disa lojtarë, prej tyre ata kryesorë, Joao Felix dhe Mykhaldo Mudryk. Kurse, nga “Stamford Bridge” u largua mesfushori Jorginho, i cili iu bashkua Arsenalit, po ashtu në ditën e fundit të këtij afati. Kampioni Manchester City ishte i heshtur në janar, ndërsa mbeti pa mbrojtësin e djathtë, Joao Cancelo, që iu bashkua Bayern Munichut në formë huazimi. Lierpooli e transferoi sulmuesin holandez, Cody Gakpo nga PSV Eindhoven, ndërsa as Manchester United nuk ishte shumë aktiv në janar. Të heshtur në afatin e janarit ishin edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona. Ndërsa, as në Itali nuk u pa ndonjë transferim i madh. 

(Kosova Sot Online )