PSG shpërthen ashpër ndaj Chelseat për Ziyechin : Ky është cirk i klasit të parë

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 15:59
 PSG shpërthen ashpër ndaj Chelseat për Ziyechin : Ky është  cirk i klasit të parë

PSG ka mbetur i zemëruar me Chelsean pasi klubi dërgoi tri herë dokumentacionin e gabuar për lëvizjen e Hakim Ziyech – duke e përshkruar situatën si një ‘cirk të klasit të parë’ me marrëveshjen që dështoi, përcjell "Kosova Sot Online".

Marokeni dukej i vendosur të largohej në formë huazimi përpara se të shfaqeshin probleme serioze, me kontratat e dorëzuara shumë vonë, pavarësisht se lojtari tashmë kishte mbërritur në Paris për testet mjekësore. PSG tentoi të apelonte që marrëveshja të përfundohej, duke ia vënë fajin Chelseat, sipas L’Equipes, por federata franceze e refuzoi arsyetimin.

Raporti shton se LFP gjithashtu kishte një problem në ditën e afatit pasi sistemet e tyre kompjuterike pësuan një bllokad të martën vonë në mbrëmje – por as kjo nuk e ndihmoi PSG-në. Gjigantët e Ligue 1 e kanë përshkruar trajtimin e situatës nga Chelsea si një ‘cirk të klasit të parë’, ka thënë një burim për Athletic. Raportimet në Francë më parë pretendonin se Blutë kërkonin më shumë nga kalimi i Ziyech në Parkun e Princave, por PSG ofroi vetëm huazim, pa opsionin për ta blerë. 

(Kosova Sot Online )