Kaka: Ky është momenti i duhur, nëse Leao dëshiron të largohet nga Milani

  • S.A /
  • 02 February 2023 - 11:43
Kaka: Ky është momenti i duhur, nëse Leao dëshiron të largohet nga Milani

Legjenda e Milanit, Leite Kaka beson se Rafael Leao duhet të qëndrojë me kuqezinjtë, por pranon se ky është ‘momenti i duhur për t’u larguar’ nëse lojtari dëshiron, përcjell "Kosova Sot Online".

Portugezi është në bisedime për të vazhduar kontratën me gjigantët e Serie A, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Marrëveshja e tij aktuale në San Siro skadon në qershor të 2024 dhe avokati i tij Ted Dimvula konfirmoi të enjten se klienti i tij dëshiron të qëndrojë në klub.“Ai është një lojtar fantastik, më pëlqen shumë”, ka thënë fillimisht Kaka për La Gazzetta dello Sport.

“Nëse ai e sheh futbollin italian si një moment kalimtar në karrierën e tij, atëherë duhet të largohet, tani është momenti i duhur”. “Mendoj se ai duhet të qëndrojë sepse nuk e shoh futbollin italian si kalimtar dhe ndonjëherë largimi nga Milani nuk është një ide e mirë”, përfundoi braziliani. 

(Kosova Sot Online )