Për situatën e Ziyech deklarohet trajneri i Chelseat

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 17:17
Për situatën e Ziyech deklarohet trajneri i Chelseat

Transferimi i Hakim Ziyech te Paris Saint-Germain dështoi në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Megjithatë, përkundër kësaj Ziyech është rikthyer në stërvitje.

Kështu ka deklaruar edhe trajneri i Chelseat, Graham Potter.

Ai tha se Ziyech do të jetë i rëndësishëm për Chelsean në vazhdim të sezonit.

“E di që Hakim është lojtar profesional dhe e kupton situatën. Ai është rikthyer në stërvitjet me skuadër. Ziyech do të jetë i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit, jam i sigurt”, u shpreh Potter.

(Kosova Sot Online)