Federata e Qipros kundër Kosovës, nuk pranon të garojë me simbolet shtetërore në karate

  • S.A /
  • 03 February 2023 - 16:11
Federata  e Qipros kundër Kosovës, nuk pranon të garojë me simbolet shtetërore në karate

Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në karate, edhe pse Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë,  tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros ku po mbahet “Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21”, përcjell "Kosova Online ".

Ky shtet nuk e ka lejuar ekipin e Kosovës të garojë me flamurin e saj dhe simbolet shtetërore në këtë garë. Në vend të flamurit, ata kanë vendosur mbishkrimin: “Federata e Karatesë e Kosovës”.

“Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qêndrim të përbashkët që të respektohet pjesmarrja e barabartë në evente sportive”, thuhej në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )