Futbollisti i njohur mund të rinovojë kontratën me Barcelonën

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 22:13
Futbollisti i njohur mund të rinovojë kontratën me Barcelonën

Sergio Busquets mund të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou” edhe për më gjatë.

Mesfushori spanjoll ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, teksa e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë

Për Busquetsin vazhdimisht u raportua se do të largohet pasi t’i skadojë kontrata, teksa u lidhe me një kalim në MLS.

Duke marrë parasysh situatën me kontratën e tij, kapiteni i Barçës që nga janari është i lirë të nënshkruajë para-kontratë me klubet e tjera.

Megjithatë, sipas “AS”, Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën me 34-vjeçarin.

Mediumi spanjoll raportoi se “Blaugranët” planifikojnë t’i ofrojnë kontratë një-vjeçare Busquetsit.

Xavi thuhet se ende e konsideron ish-reprezentuesin spanjoll një anëtar të domosdoshëm të skuadrës.


(Kosova Sot Online)