Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lojtar i lirë

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 10:38
Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lojtar i lirë

sco vazhdon të jetë futbollist i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkëputi kontratën me Sevillan. Mesfushori spanjoll ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas dështimit për t’u bashkuar me një ekip të ri në afatin e janarit, Isco është në kërkim të një sfide të re, me Evertonin që u pa si një opsion të mundshëm.

Megjithatë, pavarësisht se Sean Dyche nuk solli ndonjë lojtar të ri në “Goodison Park”, trajneri me përvojë thuhet se nuk është i bindur nga aftësia e 30-vjeçarit për të përballuar Premierligën.

Sipas raportimeve nga “The Independent”, Isco ishte në një listë objektivash, por Dyche dhe Evertoni kanë hequr dorë.

Së fundi u raportua se ish-mesfushori i Real Madridit është në bisedime me klubin turk, Konyaspor, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur. 

(Kosova Sot Online )