Penalltitë vendimtare për rezultatin avantazh, edhe Vushtria kalon në çerekfinale

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 15:51
Penalltitë vendimtare për rezultatin avantazh, edhe Vushtria kalon në çerekfinale

Vushtrria është skuadra e katërt çerekfinaliste në Kupën e Kosovës, pasi ka eliminuar Flamurtarin pas ekzekutimit të penalltive, transmeton "Kosova Sot Online".

Kanë qenë 90 minuta të zjarrta me shumë raste të mira shënimi, por edhe me dy gola të realizuara.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultati e bardhë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët gjetën golin e epërsisë, kur Taulant Avdyli kaloi Vushtrrinë në epërsi 0-1.

Por vendasit u rikthyen në lojë kur fituan penallti në minutën e 72-të.

I saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1-1 ishte Trim Islami.

Me rezultatin 1-1 u mbyllen 90 minutat e kohës së rregullt dhe dy skuadrat shkuan në kohën shtesë.

Edhe në kohën e rregullt nuk pati fitues dhe skuadra çerekfinale u mësua pas ekzekutimit të penalltive.

Pas ekzekutimit të penalltive ishte Vushtrria që kaloi tutje me rezultat 4-3. 

(Kosova Sot Online )