Ylli i Milanit Rafael Leao ka një borxh prej 18 milionë eurosh, Chelsea dëshiron ta transferojë me një plan dinak

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 16:29
Ylli i Milanit  Rafael Leao ka një borxh prej 18 milionë eurosh, Chelsea dëshiron ta transferojë me një plan dinak

Ndonëse prej verës ka shpenzuar 650 milionë euro për përforcime, Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet, ndaj ka planifikuar të sjellë yllin më të madh të Milanit, Rafael Leao, transmeton "Kosova Sot Online". 

Leao, i cili u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar në të cilin ai ndihmoi Milanin për titullin kampion në Itali, është ende në pritje për rinomini e kontratës dhe shanset që të qëndrojë në San Siro po pakësohen nga dita në ditë. Ndaj, klubet më të pasura nëpër Europë kanë hyrë në garë për të nënshkruar talentin portugez dhe te Chelsea kanë një plan shumë dinake për transferimin e tij.

Domethënë, shumë nuk e dinë për këtë, por Rafael Leao ka një borxh nga e kaluara që shkon në 18 milionë euro. Ai është i detyruar t'i paguajë paratë Sportingut, sepse gjykata ka vendosur në favor të klubit nga Lisbona kur u ndërpre kontrata. Në vendimin e gjykatës thuhet se Leao ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me klubin, pra nuk ka pasur miratimin e Sportingut, pasi tifozët e këtij klubi “pushtuan” qendrën stërvitore dhe sulmuan lojtarët në kaosin e ndodhur në vitin 2018. Leao nuk donte të qëndronte më atje dhe pas largimit pa konsensus, gjykata vendosi që Leao t'i paguante klubit 18 milionë euro dëmshpërblim. Portugezi i kërkoi Milanit vazhdimin e bashkëpunimit. Me një pagë vjetore prej 9 deri në 10 milionë, ai i kërkoi klubit të tij që të paguante borxhet ndaj Sportingut, me të cilin Milani, të paktën për momentin, nuk është dakord.

Por ka një klub që “hedh” para si askush tjetër, ndaj është i gatshëm të paguajë borxhin e Leaos ndaj Sportingut, për ta bindur të kalojë në Stamford Bridge.

Sigurisht që është Chelsea, që sipas La Stampa i ka dhënë Leaos edhe garanci se do të paguajë borxhin 18 milionësh që mban portugezi. Ky duhet të jetë një element kyç në luftën për Leaon dhe mund të vendosë në favor të Chelseat dhe kur portugezi të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën.

(Kosova Sot Online )